Del momenti kur Zhegrova përplaset me tifozët e Fiorentinës dhe merr vërejtje nga Spalletti

Trajnerit të Juventusit, Luciano Spalletti, nuk i ka pëlqyer veprimi i Edon Zhegrovës në ndeshjen ndaj Fiorentinas. Mediumet në Itali kanë raportuar për incidentin e Zhegrovës me tifozët e Fiorentinas të shtunën mbrëma, në ndeshjen që i takoi javës së 12-të të Serie A. “Në pjesën e dytë, Edon Zhegrova po ngrohej kur nga trivunat […]

Nëntor 24, 2025 - 12:00
 0
Del momenti kur Zhegrova përplaset me tifozët e Fiorentinës dhe merr vërejtje nga Spalletti

Trajnerit të Juventusit, Luciano Spalletti, nuk i ka pëlqyer veprimi i Edon Zhegrovës në ndeshjen ndaj Fiorentinas.

Mediumet në Itali kanë raportuar për incidentin e Zhegrovës me tifozët e Fiorentinas të shtunën mbrëma, në ndeshjen që i takoi javës së 12-të të Serie A.

“Në pjesën e dytë, Edon Zhegrova po ngrohej kur nga trivunat filluan të dëgjoheshin fyerjet ndaj kosovarit. Lojtari iu përgjigj disa tifozëve, por Spalletti iu afrua, duke e parë me inat, duke qetësuar situatën. Në atë moment, shikuesit duartrokitën trajnerin e Juventusit”, shkruan “Violanews”.

Zhegrova nuk u aktivizua në ndeshjen që Juventusi e mbylli baras 1:1.