Berisha: Dita e Verës festohet me dyert e mbyllura të Europës ndaj Shqipërisë
Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar Ditën e Verës nga Elbasani. Në deklaratën për mediat, Berisha tha se 14 marsi është një ditë gëzimi dhe frymëzimi për qytetarët. Krahas urimit, Berisha dha edhe mesazhe politike duke u shprehur se kjo është dita e parë e verës që Europa i ka mbyllur dyert integrimit të […]
Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar Ditën e Verës nga Elbasani. Në deklaratën për mediat, Berisha tha se 14 marsi është një ditë gëzimi dhe frymëzimi për qytetarët.
Krahas urimit, Berisha dha edhe mesazhe politike duke u shprehur se kjo është dita e parë e verës që Europa i ka mbyllur dyert integrimit të Shqipërisë.
Po ashtu, krydemorkati nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Së pari, qytetarëve, banorëve të Elbasanit, sot si kryeqyteti i festës për mbarë kombin, u uroj gëzuar Ditën e Verës, festën më të lashtë jo vetëm të shqiptarëve ç’është e vërteta, por edhe të kombeve të tjera, një ditë që ngjall shpresë, frymëzon ripërtëritje, një ditë pra gëzimi. Dhe sot këtë festë shqiptarët e festojnë më të bindur se kurrë se festën tjetër të keqen ia lanë dimrit dhe Rama me Lubinë të ardhme nuk kanë më. Kjo është dita e fundit e verës që ata i gjen me karrige të thyer ashtu siç janë. Nuk e meritojnë! Ndaj dhe le të urojmë që ditën e ardhshme të verës, qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë ta festojnë siç ua do zemra, ta festojnë me dyer të hapura drejt të ardhmes dhe drejt Europës. Është e trishtë dhe e dhimbshme se në 34 vite kjo është dita e parë e verës në të cilën dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët për shkak të veprimeve të pashembullta në historinë e vendeve që shkojnë drejt integrimit nga dyshja Rama-Balluku. Ndaj dhe le të urojmë dhe të punojmë që dita tjetër e verës të na gjejë sa më afër ëndrrës tonë evropiane.”- tha Berisha.