Delegacioni prej 18 anëtarësh i Këshillit të Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet e 9 shkurtit

Delegacioni prej 18 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i kryesuar nga Petra Bayr do të qëndrojë në Kosovë nga 7 deri më 10 shkurt për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt. “Delegacioni do të takohet me liderët dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike, me kryesuesin dhe anëtarët

shkurt 3, 2025 - 20:00
 0  5
Delegacioni prej 18 anëtarësh i Këshillit të Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet e 9 shkurtit
delegacioni-prej-18-anetaresh-i-keshillit-te-evropes-do-te-vezhgoje-zgjedhjet-e-9-shkurtit

delegacioni-prej-18-anetaresh-i-keshillit-te-evropes-do-te-vezhgoje-zgjedhjet-e-9-shkurtit

Delegacioni prej 18 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i kryesuar nga Petra Bayr do të qëndrojë në Kosovë nga 7 deri më 10 shkurt për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt.

“Delegacioni do të takohet me liderët dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike, me kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me Kryevëzhguesin e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe me ekipin e tij kryesor, me Komisionin e Pavarur të Mediave, si dhe me përfaqësues të media dhe shoqëria civile, përpara se të vëzhgonin votimin më 9 shkurt”, njofton Asambleja Parlamentare.

Ndërkaq, bëhet e ditur se Petra Bayr, kryetare e delegacionit të APKE-së, do të mbajë konferencë për media të hënën më 10 shkurt në ora 14 në hotelin Sëiss Diamond në Prishtinë, njofton PACE.