Dënohet me 2 mijë euro gjobë i akuzuari për kanosjen e prokurorëve që e ftuan kryeministrin Kurti në intervistë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin Merxhan Rexhepi për akuzën se kanosi prokurorët special Milot Krasniqi dhe Valdet Gashi, lidhur me ftesën për kryeministrin Albin Kurti për intervistë. Ky vendim vjen pasi i akuzuari Rexhepi kishte arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Aktgjykimi ndaj

Jan 28, 2025 - 20:00
 0  4
Dënohet me 2 mijë euro gjobë i akuzuari për kanosjen e prokurorëve që e ftuan kryeministrin Kurti në intervistë
denohet-me-2-mije-euro-gjobe-i-akuzuari-per-kanosjen-e-prokuroreve-qe-e-ftuan-kryeministrin-kurti-ne-interviste

denohet-me-2-mije-euro-gjobe-i-akuzuari-per-kanosjen-e-prokuroreve-qe-e-ftuan-kryeministrin-kurti-ne-interviste

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin Merxhan Rexhepi për akuzën se kanosi prokurorët special Milot Krasniqi dhe Valdet Gashi, lidhur me ftesën për kryeministrin Albin Kurti për intervistë.

Ky vendim vjen pasi i akuzuari Rexhepi kishte arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Aktgjykimi ndaj Rexhepit u shpall të martën nga gjykatësi Sabit Sadikaj, i cili tha se i akuzuari obligohet që të paguajë gjobën në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Nëse i akuzuari nuk e paguan dënimin me gjobë, i njëjti i zëvendësohet me burgim.
Të akuzuarit nuk i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak dhe në dënimin e shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në arrest shtëpiak.
Gjykatësi Sadikaj bëri të ditur se pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi, Rexhepit do t’i kthehet pasaporta e sekuestruar. Ndërsa, palët e dëmtuara kanë të drejtë në parashtrimin e kërkesës pasurore-juridike në kontest juridiko-civil, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 23 janar 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i pandehuri Merxhan Rexhepi akuzohej se më 12 dhjetor 2024, në kohë të pacaktuar kanosi seriozisht  personat zyrtarë me fjalët që t’i privojë nga jeta dhe atë lidhur me punën dhe pozitat e tyre si prokurorë të shtetit.

Sipas aktakuzës, në ditën kritike në mediumin “Gjakovarë” është publikuar një shkrim “Prokurori i PDK-së, Valdet Gashi, është i njëjti prokuror që kishte pamundësuar Albin Kurtin me qenë bartës i listës në zgjedhjet 2021. Sot i njëjti ka nisur një luftë të re ndaj demokracisë në Kosovë. Ky është nje sulm frontal i kastës së vjetër… L Haliti”, ku këtij shkrimi i është bashkëngjitur një foto e prokurorit Valdet Gashi me mbishkrimin në foto “Prokurori i PDK-së Valdet Gashi”, e që shkrimi në fjalë ka të bëjë me ftesën dërguar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për intervistë nga prokurorët e PSRK-së, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi.

Tutje, në aktakuzë thuhet se në shkrimin e lartcekur, i akuzuari ka komentuar me fjalët: “Veç plumbi këta kriminel të Serbisë i nal”, e që këto fjalë tek palët e dëmtuara shkaktojnë shqetësim dhe ankth.

Me këtë rast, i pandehuri Rexhepi akuzohej për veprën penale “Kanosje” nga neni 181, paragarfi 3 e lidhur me paargrafin 1 dhe 2 të Kodit Penal.