Deçan, arrestohen dy persona, sekuestrohen pesë ar*më zjarri, fishekë dhe një thi`kë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Deçan rreth orës 11:30 ka marrë një informatë dhe fotografi të dy personave të dyshuar me armë zjarri. Në një njoftim për media thuhet se në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë bastisur shtёpinё dhe objektet pёrcjellёse tё personave tё dyshuar. Policia ka gjetur


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Deçan rreth orës 11:30 ka marrë një informatë dhe fotografi të dy personave të dyshuar me armë zjarri.
Në një njoftim për media thuhet se në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë bastisur shtёpinё dhe objektet pёrcjellёse tё personave tё dyshuar.
Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar:
• njё Pushkё produzeqe 44 M-48,
• njё Pushkё Fazision-karabin,
• njё armё Pistoletё kal: 9x19mm dhe njё(1) karikator i sё njejtёs armё,
• njё Pushkё ajrore kal: 177/435 mm,
• njё mjet i mprehtё (thikё) “Rambo”,
• 12 fishekё tё kalibrave tё ndryshёm.
Tutje, shtohet se tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, janё liruar nё procedurё tё rregullt.