Deputeti bullgar mblodhi 27 mijë euro për viktimat në Koçan
Deputeti bullgar Manoll Pejkov mblodhi 27,000 euro përmes një fushate humanitare nga 16 deri më 19 mars, transmeton Portalb.mk. Të premten, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Çilo, ai planifikon të udhëtojë për në Koçan, ku do të takohet me banorët vendas dhe do të koordinojë hapat e ardhshëm për shpërndarjen e mjeteve të grumbulluara. […]


Deputeti bullgar Manoll Pejkov mblodhi 27,000 euro përmes një fushate humanitare nga 16 deri më 19 mars, transmeton Portalb.mk.
Të premten, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Çilo, ai planifikon të udhëtojë për në Koçan, ku do të takohet me banorët vendas dhe do të koordinojë hapat e ardhshëm për shpërndarjen e mjeteve të grumbulluara.
Gjithashtu, gjatë javës ai do të përpiqet të takohet me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Sofje për t’i shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e fondacionit.
Mediat bullgare fillimisht raportuan se ishin mbledhur 54 mijë leva, por tani kjo shumë është edhe më e lartë.