Dërguti thotë se Kurti ishte kundër ‘Zajednicës’ por solli autonomi: Tani patatja e nxehtë i mbetet kujtdo që vie
Opinionistja Aida Dërguti ka vlerësuar se Albin Kurti e ka bërë më së keqti procesin e dialogut, duke sjellë një autonomi me Marrëveshjen e Ohrit, që i tejkalon të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Dërguti theksoi në Rubikon me Adriatik Kelmendi, se kjo situatë është një “patate e nxehtë” që do të mbetet për këdo që
Opinionistja Aida Dërguti ka vlerësuar se Albin Kurti e ka bërë më së keqti procesin e dialogut, duke sjellë një autonomi me Marrëveshjen e Ohrit, që i tejkalon të gjitha marrëveshjet e mëparshme.
Dërguti theksoi në Rubikon me Adriatik Kelmendi, se kjo situatë është një “patate e nxehtë” që do të mbetet për këdo që vjen në pushtet, për shkak të veprimeve të kryeministrit aktual, transmeton klankosova.tv.
”Në praktikë ndodhi krejt e kundërta, [dialogu] ishte prioritet numër një, dhe e bëri më keq se asnjë tjetër”.
”Sepse, nëse kanë qenë gjatë gjithë kohës kundër dy zgjidhjeve të mundshme, asaj Zajednicës dhe shkëmbimit të territoreve, përfundoi duke në sjellur autonominë me Marrëveshjen e Ohrit”.
”Dhe kjo i tejkalon të gjitha marrëveshjet e mëhershme. Kjo është e zeza në të bardhë. Tani patatja e nxehtë do t’i mbetet kujtdo, ndaj edhe e zvarriti, prandaj edhe u ndëshkuam”.
”Kushdo që do të jetë tani, do të merret dhe do të ballafaqohet me atë pataten e nxehtë që e solli ky kryeministër [Albin Kurti]”.