Dhuna mes të miturve në Saraj nën hetim, shkolla dhe nxënësit bëjnë thirrje për bashkëpunim

Rasti i dhunës mes të miturve që ndodhi javën e kaluar në Komunën e Sarajit vazhdon të trajtohet nga institucionet kompetente, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë The post Dhuna mes të miturve në Saraj nën hetim, shkolla dhe nxënësit bëjnë thirrje për bashkëpunim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 15, 2025 - 19:00
 0
Dhuna mes të miturve në Saraj nën hetim, shkolla dhe nxënësit bëjnë thirrje për bashkëpunim

Rasti i dhunës mes të miturve që ndodhi javën e kaluar në Komunën e Sarajit vazhdon të trajtohet nga institucionet kompetente, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë ende në proces.

Nga Shkolla Fillore “Dituria” bëjnë të ditur se siguria në këtë institucion është në nivelin e duhur, megjithatë vlerësojnë se rastet e dhunës mes të miturve tregojnë nevojën për bashkëpunim më të ngushtë dhe të vazhdueshëm mes prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve.

“Mendoj që çdo incident duhet trajtuar me seriozitet dhe përgjegjësi, pa paragjykime. Shkolla ka siguri të lartë dhe rregulla të qarta në bashkëpunim me drejtoreshën. Edhe pse rasti ka ndodhur jashtë oborrit të shkollës, dhuna asesi nuk arsyetohet, por jemi në monitorim maksimal të ngjarjes. Fatkeqësisht, bashkëpunimi me prindërit është pak i dobët. Trekëndëshi prind–nxënës–arsimtar është shumë i rëndësishëm. Me bashkëpunim të vazhdueshëm nuk besoj se arrijmë deri te këto probleme”, tha Meral Ademi, mësimdhënëse.

Edhe nxënësit shprehin shqetësim për rastin, duke theksuar se konfliktet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe jo dhunës, si dhe duke vënë në pah rëndësinë e komunikimit me prindërit, mësimdhënësit dhe shërbimet profesionale të shkollës.

“Problemet nuk duhet të zgjidhen me dhunë, por me bisedë. Ne jemi shumë të rinj për gjëra të tilla dhe duhet të përqendrohemi në mësim”, u shpreh një nxënës.
“Gjithmonë kemi mësuar për respekt dhe bashkëpunim mes vete. Mësuesit na kanë folur për këto tema dhe besoj se të gjithë duhet të bashkëpunojmë”, tha një tjetër nxënës.
“Çdo problem që kemi duhet ta paraqesim te pedagogu apo psikologu i shkollës, që të zgjidhet në mënyrë më të mirë”, shtoi një nxënës tjetër.

Kujtojmë se pak ditë më parë, në Shkollën Fillore “Dituria” në Saraj, gjashtë nxënës deri në moshën 15-vjeçare rrahën brutalisht dy nxënës të tjerë. Për pesë prej nxënësve të përfshirë në dhunë vazhdon procedura hetimore dhe masat e kujdesit, ndërsa njëri prej tyre, për shkak se është nën moshën 14 vjeç, do të ndiqet në procedurë të veçantë, njofton Alsat-M. Gazeta Flaka

The post Dhuna mes të miturve në Saraj nën hetim, shkolla dhe nxënësit bëjnë thirrje për bashkëpunim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .