Vihet gurëthemeli i çerdhes në Gazi Babë! 147 milionë denarë të siguruara nga Qeveria

U vendos gurë themeli për ndërtimin e një çerdhe të re në komunën e Gazi Babës. Kryeministri Hristijan Mickoski, pret që objekti të ndërtohet brenda afatit të paraparë në marrëveshjen mes komunës dhe operatorit që do ta realizojë projektin. Kryetari i komunës, Boban Stefkovski, deklaroi se investimi i përgjithshëm i kësaj çerdhe arrin 147 milionë […]

Nëntor 17, 2025 - 16:30
 0
Vihet gurëthemeli i çerdhes në Gazi Babë! 147 milionë denarë të siguruara nga Qeveria

U vendos gurë themeli për ndërtimin e një çerdhe të re në komunën e Gazi Babës. Kryeministri Hristijan Mickoski, pret që objekti të ndërtohet brenda afatit të paraparë në marrëveshjen mes komunës dhe operatorit që do ta realizojë projektin. Kryetari i komunës, Boban Stefkovski, deklaroi se investimi i përgjithshëm i kësaj çerdhe arrin 147 milionë denarë, mjete të siguruara nga thirrja e dytë e Qeverisë për financimin e projekteve infrastrukturore.

“Si qeveri, ne vazhdojmë të financojmë projekte që nënkuptojnë vlerë të shtuar për qytetarët, një nga ato objekte është ky, shpesh them se kudo që ka nevojë për objekte të tilla, ne jemi këtu si qeveri për të reaguar menjëherë. Pres me padurim të kemi më shumë fëmijë që do t’i përdorin këto objekte”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

“Kjo çerdhe do të do të mbulojë një sipërfaqe 1360 metra katrorë, do të akomodojë 150 fëmijë dhe do të ketë 10 klasa mësimi. Dy grupe të ndara për fëmijë deri në dy vjeç dhe tetë grupe të përziera për fëmijë nga dy deri në gjashtë vjeç. Do të kemi gjithashtu një kuzhinë, hapësira magazinimi, vende parkimi nëntokësore dhe të ngjashme”, u shpreh Boban Stefkovski, Kryetar i komunë së Gazi Babës.