“Do ta çojë zërin e qytetarëve në qeverinë e re të PD pas 11 majit”, Gjekmarkaj prezanton kandidatin e Mamurrasit
Drejtuesi politik i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj prezantoi sot kandidatin për deputet të Mamurrasit, Kastriot Pirolin. Gjekmarkaj e cilëson Pirolin si një zë të fortë për qytetarët dhe një luftëtar të fortë për dinjitetin e kësaj zone që do të çojë zërin e Mamurrasit në qeverinë e PD pas 11 majit. Postimi i plotë: […]

Drejtuesi politik i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj prezantoi sot kandidatin për deputet të Mamurrasit, Kastriot Pirolin.
Gjekmarkaj e cilëson Pirolin si një zë të fortë për qytetarët dhe një luftëtar të fortë për dinjitetin e kësaj zone që do të çojë zërin e Mamurrasit në qeverinë e PD pas 11 majit.
Postimi i plotë:
Mamurrasi, gati për ndryshim! PD sjell shpresë dhe zhvillim! 45 ditë nga Fitorja
Në zemrën e qëndresës, në Mamurras, prezantuam kandidatin për deputet z. Kastriot Piroli, një zë i fortë për qytetarët, një luftëtar për dinjitetin e kësaj zone, një përfaqësues që do ta çojë zërin e Mamurrasit në qeverinë e re të PD pas 11 Majit!
12 vite të keqqeverisjes së Edi Ramës dhe Majlinda Carës kanë sjellë varfëri, papunësi dhe braktisje totale! Asnjë investim, asnjë mundësi për të rinjtë, vetëm korrupsion dhe zhgënjim! “Rilindja” nuk solli zhvillim, por rrënim!
Mamurrasi dhe gjithë Shqipëria kërkojnë rrotacion politik, shpresë dhe dinjitet! Bujqësia, shtylla kryesore e kësaj zone, është shkatërruar nga mungesa e mbështetjes dhe tregut, ne do ta mbështesim fuqishëm këtë sektor.
Në vitet 2005-2013 u mbollën 7 milion rrënjë ullinj, u financuan ferma dhe projekte bujqësore, por sot? Asgjë!
PD sjell një vizion të ri dhe të qartë: Sali Berisha e mban fjalën. Historinë ka si deshmitarë.
Rroga minimale 500 euro!
Pensionet mbi 200 euro!
160 milion euro mbështetje për bujqësinë!
Paga më të larta për mësuesit, mjekët dhe pedagogët!
Shqipëri pa korrupsion, pa krim dhe me drejtësi të vërtetë!
11 Maji është dita e fitores! Shqipëria Madhështore do të triumfojë.