Rama PS mbështet SPAK: Nuk të vjen mirë që dikush që është këtu sot, nesër e sheh para gjykatës
Sot kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë, ndërsa prezantoi edhe kandidatët për deputetë të PS për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë foli edhe për punën e bërë deri më tani nga institucionet e drejtësisë së re, ku disa eksponentët të PS, më i larti Erion Veliaj, janë arrestuar. […]

Sot kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë, ndërsa prezantoi edhe kandidatët për deputetë të PS për zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë foli edhe për punën e bërë deri më tani nga institucionet e drejtësisë së re, ku disa eksponentët të PS, më i larti Erion Veliaj, janë arrestuar.
Rama tha se PS mbështet SPAK, ndërsa u shprehu se “Njeriut nuk i vjen mirë që dikush që është këtu sot nesër e sheh duke shku në prokurori, pastaj para gjykatës, por nga pikëpamja e ambicies sonë për të bërë histori që është fati ynë dhe i Evropës janë përputhur në një pikë, duhet të jemi krenarë, ndryshe kurrë nuk do të ndodhte të pastrohej, por mbi të gjitha të ndjente që është një hapësirë ku barazia para ligjit nuk është një slogan.”
Pjesë nga fjala e Ramës
Shpata ishte tek zyra ime, Altin Dumani nuk është 22 vjeç, mund të ketë 20 vite që është prokuror, e kishit dëgjuar më parë për Altin Dumanin, kishit dëgjuar më parë ndonjë ministër apo ata që hyjnë e dalin në televizor të shkonte në gjykatë, të dënohej apo arratisej? As prindërit, as gjyshërit nuk kishin parë, ka pas vetëm njerëz të dënuar nga i pari i qeverisë, jo nga një gjykatë apo prokuror më parë, si ndodhi kjo, ra nga qielli apo një ditë të bukur u çuan një grup prokurorësh dhe hodhën hov. E vërtetë që është që ligjin këta e bënë po kush e kërkoi, se kush e kërkoji nuk ka nevojë të diskutojmë shumë, mjafton të kthehesh pas e të shohësh kur ishim në opozitë, ne kërkuam një pakt kombëtar, ia kërkuam bufit të kënetës në 2009, në 2013 e kishim në program, kur u bë reforma u ngujuan në bulevard ishte Luli, vinte çdo natë dhe këndonte himnin para zyrës sime. Ja ku e keni bufin në 11 maj do fitojmë, në 12 maj do shkrijmë SPAK, do shkrijë Ndoc Rrokun, se ky është edhe qyteti i Ndoc Rrokut. Është e vetmja mënyrë e sigurt që të bëhemi anëtarë të BE. Përderisa ne i hymë detit në këmbë e dinim që gjërat do shkonin pak a shumë siç do të shkojnë, edhe nga ana e drejtësisë së re ka lajthitje, gafa, por dhe duhet të japim mbështetjen tonë. Njeriut nuk i vjen mirë që dikush që është këtu sot nesër e sheh duke shku në prokurori, pastaj para gjykatës, por nga pikëpamja e ambicies sonë për të bërë histori që është fati ynë dhe i Evropës janë përputhur në një pikë, duhet të jemi krenarë, ndryshe kurrë nuk do të ndodhte të pastrohej, por mbi të gjitha të ndjente që është një hapësirë ku barazia para ligjit nuk është një slogan.