Dogana konfiskon mbi 1 mijë goma, u tentua të futeshin në Kosovë përmes mashtrimit

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 1 mijë e 108 goma, të cilat një kompani emri i së cilës nuk është bërë i ditur ka tentuar t’i fus në Kosovë përmes një mashtrimi. Ndaj kompanisë sipas një njoftimi të Doganës janë iniciuar procedurat kundërvajtese. “Dogana e Kosovës ka zbuluar një përpjekje interesante mashtrimi. Një kompani ka

Mars 13, 2025 - 20:00
 0  4
Dogana konfiskon mbi 1 mijë goma, u tentua të futeshin në Kosovë përmes mashtrimit
dogana-konfiskon-mbi-1-mije-goma,-u-tentua-te-futeshin-ne-kosove-permes-mashtrimit

dogana-konfiskon-mbi-1-mije-goma,-u-tentua-te-futeshin-ne-kosove-permes-mashtrimit

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 1 mijë e 108 goma, të cilat një kompani emri i së cilës nuk është bërë i ditur ka tentuar t’i fus në Kosovë përmes një mashtrimi.

Ndaj kompanisë sipas një njoftimi të Doganës janë iniciuar procedurat kundërvajtese.

“Dogana e Kosovës ka zbuluar një përpjekje interesante mashtrimi. Një kompani ka tentuar të fshehë gati gjysmën e gomave të importuara duke i futur brenda njëra-tjetrës, me qëllim që të paraqesë një sasi më të vogël. Sasia e fshehur e gomave ështe 1108 cope. Dogana ka konfiskuar produktet si dhe ka inicuar procedurat kundervajtese ndaj kompanise. Vlera e perafert eshte mbi 40000 mije euro.”, ka njoftuar Dogana.

Në komunikatë thuhet se kontrabanda dhe deklarimi i rremë dëmtojnë tregtinë e ndershme dhe të hyrat shtetërore.

“Dogana mbetet e përkushtuar në garantimin e transparencës dhe zbatimin e ligjit. Ne do të mbrojmë të hyrat dhe konkurencën e drejtë dhe tolerancë për shkelësit e ligjit nuk do të ketë!”, ka bërë të ditur Dogana.