Njohësi i ekonomisë: ZRRE nuk duhet të lejojë çmime të pa përballueshme të rrymës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, është deklaruar për “Front Online” ndaj paralajmërimit për shtrenjtimin e rrymës për 15%, duke thënë se ky vendim mund të ketë pasoja të rënda për kategoritë sociale. Ai ka apeluar që ZRRE të rishikojë vendimin dhe të mos miratojë çmime të larta dhe të pa përballueshme për qytetarët. “Paralajmërimi

Mars 31, 2025 - 12:00
 0  5
Njohësi i ekonomisë: ZRRE nuk duhet të lejojë çmime të pa përballueshme të rrymës
njohesi-i-ekonomise:-zrre-nuk-duhet-te-lejoje-cmime-te-pa-perballueshme-te-rrymes

njohesi-i-ekonomise:-zrre-nuk-duhet-te-lejoje-cmime-te-pa-perballueshme-te-rrymes


Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, është deklaruar për “Front Online” ndaj paralajmërimit për shtrenjtimin e rrymës për 15%, duke thënë se ky vendim mund të ketë pasoja të rënda për kategoritë sociale.

Ai ka apeluar që ZRRE të rishikojë vendimin dhe të mos miratojë çmime të larta dhe të pa përballueshme për qytetarët.

“Paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës është shqetësuese se kur ka rritje të çmimit të rrymës se kategoritë sociale dhe me të hyra më të ulëta dhe bizneset ju ndikon shumë negativisht. Kjo nuk do duhej të ndodhë, ZRRe nuk duhet të merr vendim për çmimin e larta dhe të pa përballueshme dhe ta vështirësoj jetën e qytetarëve”, shprehet Bellaqa.