Dogana në aksion, konfiskohen cigare e pije energjike

Gjatë ditës së sotme në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me zyrtarët policor kanë zbuluar mall të padeklaruar. Kjo nën dyshimin se shkelin të Drejtën e Pronësisë Intelektuale (DPI). Sipas njoftimit gjatë kontrollit janë gjetur mallrat si në vijim: – Cigare të markës “Marlboro Gold” – 2000 copë dhe

tetor 27, 2025 - 16:00
 0
Dogana në aksion, konfiskohen cigare e pije energjike
Dogana në aksion, konfiskohen cigare e pije energjike

Dogana në aksion, konfiskohen cigare e pije energjike

Gjatë ditës së sotme në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me zyrtarët policor kanë zbuluar mall të padeklaruar.

Kjo nën dyshimin se shkelin të Drejtën e Pronësisë Intelektuale (DPI). Sipas njoftimit gjatë kontrollit janë gjetur mallrat si në vijim: – Cigare të markës “Marlboro Gold” – 2000 copë dhe – Pije energjike “Red Bull” – 240 copë.

Është bërë e ditur se pala nuk kishte deklaruar mallin në momentin e paraqitjes në pikëkalim, duke shkaktuar kështu kundërvajtje doganore, e sanksionuar në bazë të nenit 251 dhe nenit 244 Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).

Më tutje është bërë e ditur se duke qenë se bëhet fjalë për mallra akcizore, është ndërmarrë masa e konfiskimit të mallit dhe të mjetit transportues, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi deri në përfundimin e procedurave përkatëse.