Dogana në Bllacë konfiskoi disa pjesë për BMW X5

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bllacë” kanë konfiskuar disa pjesë për veturë BMW X5. Nga Doganat thonë se 20 pjesë ishin futur në një automjet për transport “pick up”. “Në pjesën e ngarkesës së një automjeti pikap që ishte ndaluar për kontroll afër pikës kufitare Blace, u gjetën 20 pjesë të […]

Nëntor 18, 2025 - 16:00
 0
Dogana në Bllacë konfiskoi disa pjesë për BMW X5

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bllacë” kanë konfiskuar disa pjesë për veturë BMW X5.

Nga Doganat thonë se 20 pjesë ishin futur në një automjet për transport “pick up”.

“Në pjesën e ngarkesës së një automjeti pikap që ishte ndaluar për kontroll afër pikës kufitare Blace, u gjetën 20 pjesë të përdorura për BMW X5 (kapak motorri, parakolp, mbrojtës anësor, gjysmë boshe, lidhje, amortizatorë, derë, drita, llambë, jastëk ajri dhe të tjera”, thonë nga Drejtoria e Doganave.