Doganat fshijnë shqipen – ASh: Heshtja e VLEN-it është tradhti
Aleanca për Shqiptarët me indinjatë të thellë dënon vendimin skandaloz të Drejtorisë së Doganave që vulat të jenë vetëm në gjuhën maqedonase, duke eliminuar shqipen nga përdorimi zyrtar. Ky është The post Doganat fshijnë shqipen – ASh: Heshtja e VLEN-it është tradhti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Aleanca për Shqiptarët me indinjatë të thellë dënon vendimin skandaloz të Drejtorisë së Doganave që vulat të jenë vetëm në gjuhën maqedonase, duke eliminuar shqipen nga përdorimi zyrtar. Ky është një akt flagrant antikushtetues, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe një regres i rrezikshëm në respektimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.
Nuk është rastësi që ky degradim ndodh nën sytë e zëvendësdrejtorit shqiptar nga radhët e VLEN-it, Mustafa Dauti, i cili, në vend se të mbrojë gjuhën dhe dinjitetin e doganierëve shqiptarë, ka zgjedhur të shërbejë si vegël e padronit politik dhe interesave personale. Ky servilizëm i turpshëm kulmoi edhe në manifestimin për 33-vjetorin e Doganave, ku i gjithë programi u zhvillua vetëm në maqedonisht, ndërsa punonjësit shqiptarë u detyruan të flasin maqedonisht në video-mesazh, përpara syve të zëvendësdrejtorit-kukull të VLEN-it.
Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se çdo tentim për të fshirë gjuhën shqipe nga institucionet shtetërore do të hasë në kundërshtim të ashpër politik dhe qytetar. Shqipja nuk është dekor për ceremoni, por gjuhë zyrtare e barabartë, e garantuar me ligj dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Askush, qoftë edhe me vulë, nuk ka të drejtë të shkelë mbi gjuhën e një populli.
U bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit, dhe sidomos krerëve të VLEN-it, që menjëherë të kërkojnë llogari nga drejtuesit e këtij institucioni. Heshtja është bashkëpjesëmarrje në këtë linçim që po i bëhet gjuhës shqipe.
The post Doganat fshijnë shqipen – ASh: Heshtja e VLEN-it është tradhti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
