Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

Një valë e re reagimesh janë shkaktuar në SHBA pas publikimit të mbi 3 milionë faqeve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, ku përfshihen edhe fotografi të reja që lidhen me Princin Andrew. Në disa prej pamjeve shihet një burrë që i ngjan ish-dukës së Jorkut me një grua të shtrirë në dysheme. Nuk është […]

Jan 31, 2026 - 11:30
 0
Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

Një valë e re reagimesh janë shkaktuar në SHBA pas publikimit të mbi 3 milionë faqeve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, ku përfshihen edhe fotografi të reja që lidhen me Princin Andrew.

Në disa prej pamjeve shihet një burrë që i ngjan ish-dukës së Jorkut me një grua të shtrirë në dysheme. Nuk është bërë e ditur se kur dhe ku janë realizuar fotografitë, ndërsa mungojnë edhe shpjegime shtesë mbi rrethanat.

Dokumentet janë publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, i cili njoftoi se janë hequr ose modifikuar të dhëna personale të viktimave, dosje mjekësore dhe informacione që lidhen me hetimet në vijim. Fytyrat e grave, me përjashtim të Ghislaine Maxwell, janë mbuluar për arsye mbrojtjeje.

Princi Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në veprime të paligjshme. Sipas një shënimi të brendshëm të FBI të përfshirë në dosje, autoritetet amerikane vlerësojnë se ai “nuk përbën një figurë qendrore” në hetimin penal.