DPHM paralajmëron stuhi lokale pasdite, reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe rënie të temperaturave
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka paralajmëruar mot të paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, me mundësi për stuhi lokale, reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut. Sipas pa...
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka paralajmëruar mot të paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, me mundësi për stuhi lokale, reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut.
Sipas parashikimit, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, ndërsa në orët e pasdites pritet zhvillim i proceseve jostabile atmosferike. Në disa rajone mund të ketë stuhi të izoluara të shoqëruara edhe me breshër.
Era do të fryjë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit herë pas here do të jetë më e fuqishme. Në pjesët perëndimore të vendit pritet erë nga perëndimi, e cila në disa momente mund të jetë e përforcuar.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, por gjatë pasdites në disa pjesë të luginës priten reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e përforcuar. Temperatura minimale do të jetë rreth 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
Sipas DPHM-së, moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Deri të premten priten reshje të herëpashershme shiu, bubullima dhe stuhi lokale, ndërsa në disa zona reshjet mund të jenë më intensive dhe të shoqërohen me erë të fortë dhe breshër.
Meteorologët njoftojnë gjithashtu se, për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajrore nga veriu, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në fund të javës.
Flaka
The post DPHM paralajmëron stuhi lokale pasdite, reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe rënie të temperaturave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.