Drake me kapelë me flamurin shqiptar, fansat reagojnë masivisht

Reperi i njohur kanadez Drake ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij me një postim të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku shihet duke mbajtur një kapelë me flamurin kombëtar shqiptar dhe simbolin e shqiponjës dykrenare. Pamja ka ngjallur reagime të shumta, veçanërisht nga fansat shqiptarë, të cilët e kanë mirëpritur këtë gjest […] The post Drake me kapelë me flamurin shqiptar, fansat reagojnë masivisht appeared first on InfoShqip.com.

Jan 26, 2026 - 20:30
 0
Drake me kapelë me flamurin shqiptar, fansat reagojnë masivisht

Reperi i njohur kanadez Drake ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij me një postim të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku shihet duke mbajtur një kapelë me flamurin kombëtar shqiptar dhe simbolin e shqiponjës dykrenare.

Pamja ka ngjallur reagime të shumta, veçanërisht nga fansat shqiptarë, të cilët e kanë mirëpritur këtë gjest si një shenjë vlerësimi ndaj kulturës shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë që artisti shfaq elemente që lidhen me Shqipërinë. Edhe më herët, Drake ishte fotografuar me një xhaketë me motive shqiptare, duke dëshmuar se raporti i tij me simbolikën kombëtare shqiptare nuk është rastësor.

Me këto paraqitje, reperi kanadez vazhdon të shihet nga publiku shqiptar si një figurë miqësore ndaj kulturës dhe identitetit kombëtar./KultPlus.com

The post Drake me kapelë me flamurin shqiptar, fansat reagojnë masivisht appeared first on InfoShqip.com.