Drogë e mbjellur në një mal në Podujevë – Reagon policia

Është gjetur drogë e mbjellë në një pyll në fshatin Zhiti të Podujevës. Policia ka njoftuar se janë gjetur gjithsej 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa. “Raportohet se në pyllin e fshatit janë gjetur tri plantacione të mbjella 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa”. “Pas marrjes së mostrave me vendim të prokurorit bimët dhe mjetet

tetor 17, 2025 - 11:00
 0
Drogë e mbjellur në një mal në Podujevë – Reagon policia
Drogë e mbjellur në një mal në Podujevë – Reagon policia

Drogë e mbjellur në një mal në Podujevë – Reagon policia

Është gjetur drogë e mbjellë në një pyll në fshatin Zhiti të Podujevës. Policia ka njoftuar se janë gjetur gjithsej 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa.

“Raportohet se në pyllin e fshatit janë gjetur tri plantacione të mbjella 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa”.

“Pas marrjes së mostrave me vendim të prokurorit bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Klankosova.tv