Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj zgjedhet anëtar i Bordit Drejtues të Asociacionit të Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, z.Naim Qelaj, është zgjedhur anëtar i Bordit Drejtues të Asociacionit të Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), gjatë Asamblesë së Përgjithshme të AOM-it, e cila u mbajt më 16 tetor 2025 në Maltë. Zgjedhja e z.Qelaj në këtë strukturë drejtuese përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për punën, profesionalizmin

tetor 17, 2025 - 11:00
 0
Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj zgjedhet anëtar i Bordit Drejtues të Asociacionit të Avokatëve të Popullit të Mesdheut
Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj zgjedhet anëtar i Bordit Drejtues të Asociacionit të Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj zgjedhet anëtar i Bordit Drejtues të Asociacionit të Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, z.Naim Qelaj, është zgjedhur anëtar i Bordit Drejtues të Asociacionit të Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), gjatë Asamblesë së Përgjithshme të AOM-it, e cila u mbajt më 16 tetor 2025 në Maltë.

Zgjedhja e z.Qelaj në këtë strukturë drejtuese përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për punën, profesionalizmin dhe kontributin e Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës në avancimin e parimeve të qeverisjes së mirë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe forcimit të institucioneve demokratike në rajon.

Asociacioni i Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM) është një rrjet ndërkombëtar që bashkon institucionet e ombudsmanëve dhe mekanizmat kombëtarë të të drejtave të njeriut nga vendet e rajonit të Mesdheut, me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të praktikave të mira dhe promovimit të vlerave të sundimit të ligjit dhe integritetit publik.

Në kuadër të mandatit të ri në Bordin Drejtues, z.Naim Qelaj do të kontribuojë në zhvillimin e strategjive dhe politikave të AOM-it, duke përfaqësuar zërin dhe përvojën e Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Në këtë rol, ai do të mbikëqyrë aktivitetet e Asociacionit, do të miratojë raportet vjetore, do të përgatisë Asamblenë e Përgjithshme dhe Kongresin e AOM-it, si dhe do të ndihmojë në hartimin e politikave dhe planeve të punës për institucionet anëtare, duke promovuar bashkëpunimin rajonal dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kjo zgjedhje është një dëshmi e besimit dhe respektit që gëzon institucioni ynë në arenën ndërkombëtare, si dhe një nxitje për vazhdimin e punës së palodhshme në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Avokati i Popullit është anëtar institucional i Asociationit të Ombudsmanëve të Mesdheut(AOM) që prej viti 2016.