Duda Balje: Me rezultatet aktuale, kam siguruar ulëse në Kuvend – herët të flitet për qeverinë
Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur vetë Balje. “Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit’’, ka thënë Balje. Po ashtu Balje është pyetur nesë do të ketë votë pro formimit të qeverisë


Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur vetë Balje.
“Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit’’, ka thënë Balje.
Po ashtu Balje është pyetur nesë do të ketë votë pro formimit të qeverisë nga Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
‘’Është herët të flasim për këtë çështje. Së pari duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve. Unë jam për formimin e institucioneve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pa institucione”, është shprehur Balje./indeksonline
