Kërkohej nga Lituania, arrestohet në Morinë 39 vjecari nga Kosova

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, kanë arrestuar në hyrje të Republikës së Shqipërisë një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi u bë si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e personave që

Jan 5, 2026 - 14:30
 0
Kërkohej nga Lituania, arrestohet në Morinë 39 vjecari nga Kosova
Kërkohej nga Lituania, arrestohet në Morinë 39 vjecari nga Kosova

Kërkohej nga Lituania, arrestohet në Morinë 39 vjecari nga Kosova

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, kanë arrestuar në hyrje të Republikës së Shqipërisë një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi u bë si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e personave që tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur drejtësisë.

I arrestuari është shtetasi B. K., 39 vjeç, banues në Kosovë, i cili u kap me qëllim ekstradimi.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vilnius, Lituani. Gjykata e Vilniusit e ka dënuar atë me 2 vjet e 3 muaj burgim për veprën penale “Dëmtimi i papërfillshëm i shëndetit, kërcënimi për të vrarë ose për t’i shkaktuar një personi një dëmtim të rëndë shëndeti, ose terrorizimi i një personi”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe lituaneze, vijon procedurat ligjore për ekstradimin e 39-vjeçarit.