Dueti përloti të pranishmit: Besnik Qaka dhe vajza e tij performojnë me pianistin e njohur francez
Një moment i veçantë dhe thellësisht emocionues, i regjistruar nga një pianist i huaj në një hapësirë publike, ka marrë dhenë në rrjetet sociale. Protagonistët? Këngëtari shqiptar, Besnik Qaka, dhe vajza e tij vetëm 6-vjeçare, Una. Videoja e tyre duke kënduar bashkë po prek zemrat e mijëra njerëzve, duke u shpërndarë kudo. Çdo gjë filloi […]


Një moment i veçantë dhe thellësisht emocionues, i regjistruar nga një pianist i huaj në një hapësirë publike, ka marrë dhenë në rrjetet sociale.
Protagonistët? Këngëtari shqiptar, Besnik Qaka, dhe vajza e tij vetëm 6-vjeçare, Una. Videoja e tyre duke kënduar bashkë po prek zemrat e mijëra njerëzve, duke u shpërndarë kudo.
Çdo gjë filloi kur pianisti i njohur francez, Aurélien Froissart, i cili njihet për performancat e tij në piano publike, po luante një melodi. Papritur, Una iu afrua dhe i kërkoi nëse mund të luante këngën “Die With a Smile” nga Lady Gaga dhe Bruno Mars.
Ajo që ndodhi më pas ishte vërtet magjike. Una mori babanë e saj, Besnik Qakën, dhe e solli tek pianoja për të kënduar së bashku. Me një zë të ëmbël dhe duke kënduar përkrah babait të saj artist, Una dëshmoi talentin dhe lidhjen e fortë që ka me të.
Pianisti, Aurélien Froissart, i cili ka postuar videon, e ka përshkruar këtë moment si “duetin më të lezetshëm atë-bijë ndonjëherë”, duke shtuar se performanca e tyre “i bëri të gjithë të qanin”. Ai ka ftuar ndjekësit të shikojnë videon deri në fund për të parë momentin kur ata këndojnë së bashku.
Fansat dhe dashamirësit e artistit nuk kanë kursyer komentet e tyre plot ëmbëlsi, duke vlerësuar talentin e Unës në muzikë.
@aurelien.froissart 6 years-old girl and her FATHER made everyone cry I was playing on this public piano when suddenly, this shy little girl (she’s only 6 years old!), came up to me and asked if I could play “Die With a Smile” by Lady Gaga and Bruno Mars. Watch what happened next…
She ran to her father, took him by the hand, and brought him over to sing it with her. Together, they gave the cutest father-daughter duet ever
wait for the END when they sing together
and give them some love in the comments
her dad’s account: @Besnik Qaka the girls account : @unaqaka go follow them ! Thank you for sharing this beautiful moment with me and making it so special. #diewithasmile #diewithasmilecover #ladygaga #brunomars #piano thank you to @Westfield France ♬ son original – Aurelien Froissart
I was playing on this public piano when suddenly, this shy little girl (she’s only 6 years old!), came up to me and asked if I could play “Die With a Smile” by Lady Gaga and Bruno Mars. Watch what happened next…
wait for the END when they sing together
and give them some love in the comments