Durmishi: Prej sot filloi zbatimi i ligjit për punën sezonale dhe të përkohshme
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi njoftoi se sot hyn në fuqi ligji që u lejon studentëve dhe pensionistëve të angazhohen në punë sezonale dhe të përkohshme në këtë rast pa humbur përfitimet që u takojnë. “E fillojmë vitin me lajme të mira! Sot, më 1 janar, fillon zbatimi i ligjit që e vendos […]
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi njoftoi se sot hyn në fuqi ligji që u lejon studentëve dhe pensionistëve të angazhohen në punë sezonale dhe të përkohshme në këtë rast pa humbur përfitimet që u takojnë.
“E fillojmë vitin me lajme të mira! Sot, më 1 janar, fillon zbatimi i ligjit që e vendos punën sezonale dhe të përkohshme në një kornizë të qartë ligjore, që do të thotë më pak ekonomi gri. Studentët dhe pensionistët tani mund të angazhohen në punë sezonale dhe të përkohshme pa frikë se do të humbasin të drejtat ose përfitimet që u takojnë”, sqaroi Durmishi.
Thekson se masa është e rëndësishme sepse u lejon qytetarëve të fitojnë me dinjitet, u ndihmon bizneseve më lehtë të gjejnë fuqi pune, formalizon tregun e punës dhe zvogëlon ekonominë gri.
Ai shtoi se nga sot fillon zbatimi i Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, me model të ri që synon të stimulojë investimet cilësore, të nxisë hapjen e vendeve të reja të punës dhe të rrisë konkurrencën e ekonomisë.