Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut humbin jetën në një aksident në autostradën Beograd-Nish
Dy të vdekur është bilanci tragjik i një aksidenti që ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish. Siç raportojnë mediat atje, viktimat janë një burrë dhe një grua nga Maqedonia e Veriut. Ngjarja ndodhi pranë daljeve të Umçarit, pasi vetura e markës “Seat” me targa gjermane ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Po


Dy të vdekur është bilanci tragjik i një aksidenti që ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish.
Siç raportojnë mediat atje, viktimat janë një burrë dhe një grua nga Maqedonia e Veriut. Ngjarja ndodhi pranë daljeve të Umçarit, pasi vetura e markës “Seat” me targa gjermane ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Po ashtu në veturë ndodhej edhe një person i tretë, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti u dërgua për trajtim në spital.
