Haradinaj takohet me Afrim Muqiqin: AAK krah artistëve
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar këngëtarin e njohur Afrim Muqiqi. Muqiqi i uroi suksese Haradinajt në garën për kryeministër. “Nnë dhuratë shumë e veçantë edhe në këtë ditë të shenjtë, edhe për festën e gjithë atyre që i festojnë kërshëndellat. Unë të uroj shumë suksese në rrugën që ke nisur dhe


Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar këngëtarin e njohur Afrim Muqiqi.
Muqiqi i uroi suksese Haradinajt në garën për kryeministër.
“Nnë dhuratë shumë e veçantë edhe në këtë ditë të shenjtë, edhe për festën e gjithë atyre që i festojnë kërshëndellat. Unë të uroj shumë suksese në rrugën që ke nisur dhe të na prisjh përpara në procese, si gjithmonë, edhe në luftë edhe në paqe, sepse ne jemi dëshmitarë që i ke kry të gjitha proceset, sidomos zhvillimet e fundit në Kosovë”, tha Muçiqi.
Ndërsa Haradinaj ka thënë se takimi me Muqiqin ishte i ngrohtë.
“Krenar kombi çfarë trimi pat O Zahir o Komandant…” E kush nuk i njeh këto vargje që janë bërë pjesë e kujtesës sonë kolektive? Sot pata kënaqësinë të takoja këngëtarin Afrim Muqiqi, zërin e këtyre vargjeve dhe një emër që ka lënë gjurmë përmes artit dhe përkushtimit të tij. Ishte një takim i ngrohtë dhe një bisedë e sinqertë, plot respekt e vlerësim, ku pata nderin e veçantë t’i dorëzoja një mirënjohje për gjithçka që përfaqëson dhe sjell përmes artit të tij. Aleanca krah artistëve!”, ka shkruar Haradinaj.
