Dy të arrestuar dhe më shumë se 40,000 copë lëndë piroteknike janë sekuestruar në Bit Pazar

Më datë 09.12.2024, sipas planit të përgatitur paraprakisht nga Njësia për tregti ilegale dhe Njësiti për ndërhyrje policore në SPB Shkup për kontroll në Bit Pazar, dy personave iu është hequr liria, ndërsa janë gjetur mbi 40.000 copë lëndë piroteknike, duhan dhe cigare pa etiketa, transmeton Portalb.mk. Te B.I. (47) nga fshati Studeniçan u gjetën […]

dhjetor 10, 2024 - 18:00
 0  6
Dy të arrestuar dhe më shumë se 40,000 copë lëndë piroteknike janë sekuestruar në Bit Pazar
Lëndë pirotenike. Foto: MPB

Më datë 09.12.2024, sipas planit të përgatitur paraprakisht nga Njësia për tregti ilegale dhe Njësiti për ndërhyrje policore në SPB Shkup për kontroll në Bit Pazar, dy personave iu është hequr liria, ndërsa janë gjetur mbi 40.000 copë lëndë piroteknike, duhan dhe cigare pa etiketa, transmeton Portalb.mk.

Te B.I. (47) nga fshati Studeniçan u gjetën 11.604 lëndë piroteknike, para, rreth 40 kilogramë duhan dhe një sasi e madhe cigaresh pa banderola.

Te S.N. (48) nga Shkupi janë gjetur 14.942 copë lëndë piroteknike dhe para. Personave u është hequr liria dhe kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal nga neni 396 paragrafi 7 i KP. Gjithashtu, gjatë kontrollit të një tezge të improvizuar, janë gjetur rreth 14 mijë mjete piroteknike.