Dy vjet burgim për dilerin e drogës në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka publikuar vendimin dënues ndaj S.K, i cili u shpall fajtor për vepren “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”. Ai u dënua me dy vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë, thuhet në një njoftim të kësaj gjykate. “Në aktakuzë thuhet se i pandehuri

tetor 29, 2025 - 12:30
 0
Dy vjet burgim për dilerin e drogës në Gjakovë
Dy vjet burgim për dilerin e drogës në Gjakovë

Dy vjet burgim për dilerin e drogës në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka publikuar vendimin dënues ndaj S.K, i cili u shpall fajtor për vepren “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ai u dënua me dy vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë, thuhet në një njoftim të kësaj gjykate.

“Në aktakuzë thuhet se i pandehuri, më datën 14 korrik 2025, në Gjakovë, pa autorizim, ka shitur substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që hetuesit e DHTN-së kanë vërejtur të pandehurin, tek i cili në një moment është afruar blerësi E.V., dhe në momentin kritik i pandehuri i ka dorëzuar këtij të fundit një qese me substancë narkotike në këmbim të shumës prej pesë (5) eurosh. Më pas, tek i pandehuri janë gjetur dhe sekuestruar katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike, si dhe një (1) kartëmonedhë në vlerë prej 5 euro. Nga ana e hetuesve, në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën e të pandehurit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, tetë (8) qese me substancë narkotike të llojit kokainë, si dhe një (1) fishek i kalibrit 9×19 mm”.

“Pas ekzaminimit nga Agjencia e Kriminalistikës dhe Forenzikës (AKF), është konstatuar se bëhet fjalë për substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë 14.09 gramë dhe kokainë me peshë 2.86 gramë”, theksohet më tej në njoftim.