Vdes ish-boksieri i njohur amerikan

Ka ndërruar jetë një ish-boksier i njohur amerikan. Bëhet fjalë për Vanes Martirosyan, i cili vdiq në moshën 39 vjeçare si pasojë e sëmundjes së kancerit në lëkurë. Martirosyan, në karrierën e tij kishte përfaqësuar SHBA-në në Lojërat Olimpike Verore Athinë 2004, në peshat e lehta në boks. Vëmendjen e mori në vitin 2018, ku […]

Nëntor 24, 2025 - 14:00
 0
Vdes ish-boksieri i njohur amerikan

Ka ndërruar jetë një ish-boksier i njohur amerikan.

Bëhet fjalë për Vanes Martirosyan, i cili vdiq në moshën 39 vjeçare si pasojë e sëmundjes së kancerit në lëkurë.

Martirosyan, në karrierën e tij kishte përfaqësuar SHBA-në në Lojërat Olimpike Verore Athinë 2004, në peshat e lehta në boks.

Vëmendjen e mori në vitin 2018, ku kishte zëvëndësuar Canelo Alvarezin në meçin ndaj Gennady Golovkin, por që u mposht nga ky i fundit.