Dyshohet se xhandarmëria serbe ka rrëmbyer e plagosur një qytetar në territorin e Kosovës, Policia njofton KFOR-in

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 nëntor, në zonën e “pikës zero” afër Leposaviqit, një shtetas kosovar i nacionalitetit serb (M.V.) është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga persona të dyshuar si pjesëtarë të xhandarmerisë serbe. Sipas dëshmive, disa persona të maskuar kanë hyrë në territorin e Kosovës, kanë plagosur dhe

Nëntor 3, 2025 - 16:30
 0
Dyshohet se xhandarmëria serbe ka rrëmbyer e plagosur një qytetar në territorin e Kosovës, Policia njofton KFOR-in
Dyshohet se xhandarmëria serbe ka rrëmbyer e plagosur një qytetar në territorin e Kosovës, Policia njofton KFOR-in

Dyshohet se xhandarmëria serbe ka rrëmbyer e plagosur një qytetar në territorin e Kosovës, Policia njofton KFOR-in

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 nëntor, në zonën e “pikës zero” afër Leposaviqit, një shtetas kosovar i nacionalitetit serb (M.V.) është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga persona të dyshuar si pjesëtarë të xhandarmerisë serbe.

Sipas dëshmive, disa persona të maskuar kanë hyrë në territorin e Kosovës, kanë plagosur dhe rrëmbyer viktimën, të cilin më pas e kanë dërguar në Serbi, drejt qytetit të Nishit.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet, është në bashkëpunim me KFOR-in dhe me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ndërsa rasti është cilësuar si shkelje e sovranitetit të Republikës së Kosovës.