Sindikata e RTK-së paralajmëron protestë më 13 nëntor

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka bërë të ditur se do të organizojë protestën e dytë me radhë të enjten, më 13 nëntor 2025. Kjo sindikatë thekson se protesta do të mbahet para objektit të RTK 1, në ora 11:15. Po ashtu janë ftuar që të marrin pjesë të gjithë punëtorët e RTK-së, si

Nëntor 10, 2025 - 01:00
 0
Sindikata e RTK-së paralajmëron protestë më 13 nëntor
Sindikata e RTK-së paralajmëron protestë më 13 nëntor

Sindikata e RTK-së paralajmëron protestë më 13 nëntor

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka bërë të ditur se do të organizojë protestën e dytë me radhë të enjten, më 13 nëntor 2025.

Kjo sindikatë thekson se protesta do të mbahet para objektit të RTK 1, në ora 11:15.

Po ashtu janë ftuar që të marrin pjesë të gjithë punëtorët e RTK-së, si dhe është paralajmëruar grevë e përgjithshme nëse nuk u dalin pagat.

“Kanë kaluar gati dy javë pa paga, ndërsa Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për zgjidhjen e situatës”.

“SPERTK paralajmëron se, nëse edhe pas kësaj proteste nuk ka reagim institucional, do të pasojë greva e përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu janë ftuar mediat që ta mbulojnë dhe ta mbështesin këtë protestë, “e cila ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave ligjore dhe dinjitetit të punëtorëve të RTK-së”.