E rëndë: Familja shqiptare u sulmua nga disa serbë në Cyrih të Zvicrës
Të shtunën mbrëma një familje shqiptare u sulmua nga disa serbë në Cyrih të Zvicrës. Ngjarja e rëndë, ndodhi menjëherë pas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, ku “Kuqezinjtë” arritën fitore historike në “Duboçica” të Leskovcit me rezultat 0:1 me folin e Rey Manajt. Familja në fjalë kishte dalë për të festuar fitoren e kombëtares, dhe po


Të shtunën mbrëma një familje shqiptare u sulmua nga disa serbë në Cyrih të Zvicrës.
Ngjarja e rëndë, ndodhi menjëherë pas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, ku “Kuqezinjtë” arritën fitore historike në “Duboçica” të Leskovcit me rezultat 0:1 me folin e Rey Manajt.
Familja në fjalë kishte dalë për të festuar fitoren e kombëtares, dhe po udhëtonin me veturën e tyre të tipit Mercedes duke bartur me vete edhe flamurin kombëtar shqiptar.
Rreth këtij rasti të tmerrshëm ka raportuar edhe gazeta e njohur Blick.
Në zonën Schwamendingen, pranë një bari, ata ranë në kontakt me një grup tifozësh serbë.
Aty, thuhet se një i ri kishte vrapur drejt veturës duke ia thyer xhamin e përparmë me një mjet të fortë që mund të ishte rrip ose zinxhir.
Copëzat e xhamit fluturuan në ulësen e pasme, ku ishte vajza jonë 10-vjeçare”, rrëfen Donika J., e cila ndodhej në ulësen e pasagjerit.
Ajo thotë se sulmuesi goditi xhamin në lartësinë e kokës së saj dhe shpërthimi i xhamit ishte aq i fortë sa familja mbeti e tronditur.
Me lot në sy, ajo thotë se nuk e kishte imagjinuar kurrë se një gjë e tillë do të ndodhte në Zvicër, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin u njoftua menjëherë policia e Zurichut, e cila konfirmoi inciddent në fjalë.
Por, ky rast nuk ishte i vetmi. Atje u regjistruan edhe disa incidente gjatë mbrëmjes.
Po ashtu edhe në Luzern, pas ndeshjes është raportuar për përleshje dhe provokime mes tifozëve të Serbisë dhe Shqipërisë.
Sipas policisë, festimet shkaktuan bllokime trafiku dhe mbyllje të përkohshme të rrugëve, ndërsa u lëshuan 50 gjoba për shkelje të ndryshme të ligjit të trafikut.
Autoritetet zvicerane po hetojnë rrethanat e incidentit, ndërsa komuniteti shqiptar në Zvicër ka dënuar sulmin, duke kërkuar ndërhyrje më të ashpër të policisë ndaj akteve të urrejtjes etnike.
