Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së takojnë njeriun me ndikim në Vatikan, flasin për rëndësinë e së vërtetës historike

Organizata e Veteranëve të Luftës kanë bërë të ditur se sot janë pritur në një vizitë nga Arqipshekvi Vincenzo Paglia, i cili është Këshilltar papnor i Akademisë Papnore për Jetën dhe figurë e njohur me ndikim në Vatikan. OVL-UÇK ka bërë të ditur se gjatë takimit u zhvillua një dialog i hapur e miqësor mbi

Nëntor 1, 2025 - 14:00
 0
Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së takojnë njeriun me ndikim në Vatikan, flasin për rëndësinë e së vërtetës historike
Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së takojnë njeriun me ndikim në Vatikan, flasin për rëndësinë e së vërtetës historike

Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së takojnë njeriun me ndikim në Vatikan, flasin për rëndësinë e së vërtetës historike

Organizata e Veteranëve të Luftës kanë bërë të ditur se sot janë pritur në një vizitë nga Arqipshekvi Vincenzo Paglia, i cili është Këshilltar papnor i Akademisë Papnore për Jetën dhe figurë e njohur me ndikim në Vatikan.

OVL-UÇK ka bërë të ditur se gjatë takimit u zhvillua një dialog i hapur e miqësor mbi rëndësinë e së vërtetës historike, kujtesës kolektive dhe respektit për sakrificën e atyre që kanë luftuar për liri. U theksua domosdoshmëria që çdo proces drejtësie të mbështetet në parimet e barazisë, humanizmit dhe dinjitetit njerëzor.

Postimi i plotë:

Sot u pritëm nga Arqipeshkv Vincenzo Paglia, Këshilltar papnor dhe President i Akademisë Papnore për Jetën, figurë e njohur dhe me ndikim në Vatikan, i cili për vite me radhë ka qenë një nga zërat kryesorë në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe të drejtësisë.

Gjatë takimit u zhvillua një dialog i hapur e miqësor mbi rëndësinë e së vërtetës historike, kujtesës kolektive dhe respektit për sakrificën e atyre që kanë luftuar për liri. U theksua domosdoshmëria që çdo proces drejtësie të mbështetet në parimet e barazisë, humanizmit dhe dinjitetit njerëzor.

Arqipeshkv Paglia shprehu mirëkuptim dhe vlerësim për përpjekjet e komunitetit të luftëtarëve të lirisë në ruajtjen e së vërtetës dhe në promovimin e paqes përmes kujtesës dhe dialogut.

Ne shprehim mirënjohje për mikpritjen dhe përkushtimin e tij, duke besuar se ky takim do të shërbejë si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për drejtësi, të vërtetë dhe dinjitet njerëzor.