E rrahën një person, arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër. “LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Prishtinë / 23.02.2025 – 20:53. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në


Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Prishtinë / 23.02.2025 – 20:53. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF është dërguar në QKUK dhe është hospitalizuar ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”