E trishtë: Ky është 43-vjeçari që u gjet pa shenja jete në një objekt banimi në Malishevë

Lavdi Halili, është 43-vjeçari që u gjet pa shenja jete në një objekt banimi në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës. Siç konfirmoi Policia, në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe është gjetur një armë e shkurtër. “Rreth orës 14:00 kemi pranuar informacion se në fshatin Llapçevë një person është gjetur i […]

shkurt 13, 2026 - 21:00
 0
E trishtë: Ky është 43-vjeçari që u gjet pa shenja jete në një objekt banimi në Malishevë

Lavdi Halili, është 43-vjeçari që u gjet pa shenja jete në një objekt banimi në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës.

Siç konfirmoi Policia, në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe është gjetur një armë e shkurtër.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informacion se në fshatin Llapçevë një person është gjetur i pajetë. Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe është gjetur një armë e shkurtër”, tha zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Vlera Krasniqi.