Edi Rama: Shqipëria do prodhojë dronë dhe mjete të blinduara

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në konferencën e fundvitit, deklaroi se viti 2025 ka shënuar “rilindjen e industrisë ushtarake” në vendin tonë. Kreu i qeverisë përmendi pajisjen e vendit me sistem raketor, “tre anije patrulluese të dhuruara nga Italia dhe radarë të rinj vëzhgimi ajror në bashkëpunim me Francën”. Rama theksoi më rej se në vitin

dhjetor 30, 2025 - 15:30
 0
Edi Rama: Shqipëria do prodhojë dronë dhe mjete të blinduara
Edi Rama: Shqipëria do prodhojë dronë dhe mjete të blinduara

Edi Rama: Shqipëria do prodhojë dronë dhe mjete të blinduara

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në konferencën e fundvitit, deklaroi se viti 2025 ka shënuar “rilindjen e industrisë ushtarake” në vendin tonë.

Kreu i qeverisë përmendi pajisjen e vendit me sistem raketor, “tre anije patrulluese të dhuruara nga Italia dhe radarë të rinj vëzhgimi ajror në bashkëpunim me Francën”. Rama theksoi më rej se në vitin 2026, Shqipëria do të prodhojë dronë, mjete të blinduara, unfiroma ushtarake dhe sisteme antidron.

“Ky vit ka qenë viti i rilindjes së industrisë ushtarake, që u çmontua në fillim të viteve ‘90 se na u tha që s’keni nevojë për këto se na keni ne. Të gjitha vendet kanë nevojë të kenë bazën e tyre industriale dhe Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë, ndërkohë që kemi parë me pozitivitet të madh edhe një tendencë në rritje të qasjes së të rinjve ndaj FA, ku objektivi është që personeli aktiv të rritet me 30% deri në fund të këtij mandati, janë 721 rekrutë të rinj që i janë bashkuar FA vetëm këtë vit”, u shpreh kryeministri.

“Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshirë edhe Serbinë. Do vazhdojmë të rrisim mbështetjen me paga të ushtarakëve tanë sepse ambicia jonë është që të arrijë në mesataren e ushtrive të NATO-s sa i përket mbështetjes financiare. Ky vit na gjen me sistem raketor, me 3 anije patrulluese që i kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë të vëzhgimit ajror falë bashkëpunimit me Francën. Shqipëria do të jetë vend prodhues i kapaciteteve ushtarake, por edhe të eksportojë kapacitete industriale ushtarake. Janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes “Made in Albania”. Do prodhojmë uniformat në vendin tonë dhe do ta bëjmë pikë referime për të prodhuar uniforma edhe për të tjerët. Ushtria suedeze qep një pjesë të uniformave të veta në Shqipëri, por me një marrëveshje kontraktuale me një manifakturë private. Do prodhojmë mjete të blinduara, autoambulanca, do prodhojmë dronë luftarakë dhe sistemet antidron. 6-mujorin e parë të vitit 2026 do shihen dhe produktet e para”, shtoi Edi Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi edhe se është “vënë në dispozicion fondi për të blerë dy avionët e parë zjarrfikës”./A2