EDITORIAL: Ndryshimin e flamurit dhe emrit e kërkuan fqinjët, stemën dëshirojnë që vetë t’a ndërrojnë!
Editorial Flaka Emrin dhe flamurin ua kontestoi Greqia, Bullgaria ua kontestoj historinë dhe gjuhën, e Serbia nuk ua njohu Kishën. Bullgarët e kanë kontestuar gjenezën e kombit maqedonas, duke thënë The post EDITORIAL: Ndryshimin e flamurit dhe emrit e kërkuan fqinjët, stemën dëshirojnë që vetë t’a ndërrojnë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Editorial Flaka
Emrin dhe flamurin ua kontestoi Greqia, Bullgaria ua kontestoj historinë dhe gjuhën, e Serbia nuk ua njohu Kishën. Bullgarët e kanë kontestuar gjenezën e kombit maqedonas, duke thënë se maqedonasit janë krijuar si komb në vitin 1944-1945. Greqia kontestonte flamurin dhe emrit Maqedoni (të konsideruara si simbole të grekëve), e Serbia nguronte të pranonte autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase, shkruan Flaka
Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Jugosllavia në vitin 1991 është kundërshtuar nga Greqia për shkak të flamurit dhe emrit Maqedoni (të konsideruara si simbole të grekëve). Marrëdhëniet me Greqinë përfundimisht u normalizuan në vitin 1995, pasi u ndryshua flamuri shtetëror.
E ndodhur në udhëkryq, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar marrëveshje me dy shtetet fqinje, Bullgarinë dhe Greqinë, për të përmirësuar raportet dhe për të tejkaluar dallimet.
Në vitin 2018, Maqedonia e Veriut dhe Greqia zgjidhën mosmarrëveshjen me një marrëveshje që vendi duhet të riemërtojë veten “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Ky riemërtim hyri në fuqi në fillim të vitit 2019.
Dy shtetet, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria në gusht të vitit 2017, arritën një marrëveshje për fqinjësi të mirë, por zbatimi i saj ende nuk është arritur për shkak të dallimeve mes dy vendeve për prejardhjen etnike të disa personaliteteve nga e kaluara.
Bullgaria insiston në ndryshimin e librave të historisë, heqja e të gjitha pllakave përkujtimore me mbishkrime “okupatorët fashistë bullgarë”, përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si pakicë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, dhe disa kërkesa të tjera.
Vetëm në vitin 2022, Kisha Ortodokse Serbe e njohu autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase. Ndërkohë që beteja e fundit për identitet maqedonas po zhvillohet edhe sot me Bullgarinë.
Dhe, derisa shtetet fqinje nuk ua kontestuan stemën si një nga simbolet e shtetit, së fundmi, VMR-DPMNE dhe PLD kanë dalur me idetë e tyre për ndryshime në embelmë.
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski dje në deklaratën për media deklaroi se partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DMPNE dhe VLEN-i e kanë hapur çështjen për ndryshimin e stemës shtetërore.
“Ne këtë çështje e kemi hapur. Ne jemi një nga dy vendet postsocialiste që ende e kemi stemën e vjetër shtetërore me disa modifikime të vogla”, ka thënë Mickoski.
Kryeministri kujtoi se marrëveshje për ndryshimin e stemës shtetërore ka pasur edhe mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së kur ata ishin bashkë në qeveri.
Një propozim tjetër ka ardhur nga Partia Liberal Demokratike, e cila ka sugjeruar që rrëqebulli të vendoset në stemën e re si simbol i veçantë, karakteristik për vendin.
Është një simbol që në asnjë mënyrë nuk do t’i ngjajë asnjë vendi fqinj dhe nuk do të krijojë probleme. Vetëm veçantia, veçoria, risia, freskia, e ardhmja dhe mbrojtja e vetes është e pranueshme – siç është rrëqebulli i Ballkanit, i cili e ka origjinën nga Mali Sharr, është kafshë e rrallë dhe e mbrojtur dhe është një nga simbolet tona kombëtare shtetërore ” – thonë nga PLD.
Stema e Maqedonisë së Veriut është i përbërë nga dy kurora të gjarpëruara të duajve të grurit, të gjetheve të duhanit dhe frutave të lulekuqes së opiumit, e lidhur me një fjongo të dekoruar me qëndisje tradicionale maqedonase me motive popullore.
Në qendër të kornizës vezake janë paraqitur një mal, një liqen dhe lindja e diellit. Këto pajisje është thënë të përfaqësojnë “pasurinë e vendit dhe luftën e saj dhe lirinë”.
E tërë përbërja dhe dizajni është bazuar në modelin e stemës së SFRJ-së dhe nuk ka asnjë rrënjë nga stema e emblemës historike heraldike të Maqedonisë.
Karakteristikat e stemës kombëtare përmban një dielli që agon që simbolizon lirinë, Malin Sharr, Malin Ljuboten, Malin Korab dhe lumin Vardar.
Emblema gjithashtu përmban fruta të lulekuqes; lulekuqja u soll në Maqedoni nga ana e Perandorisë Osmane në gjysmën e parë të shekullit të 19. Flaka Media
The post EDITORIAL: Ndryshimin e flamurit dhe emrit e kërkuan fqinjët, stemën dëshirojnë që vetë t’a ndërrojnë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .