Editoriali i FLAKA-s mbi Denion Meidanin ripublikohet në mediat më prestigjioze të Shqipërisë
Editoriali i sotëm i portalit Flaka, i fokusuar te veprimi diplomatik i ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani, u ribotua nga disa prej mediave më të njohura në Shqipëri, përfshirë The post Editoriali i FLAKA-s mbi Denion Meidanin ripublikohet në mediat më prestigjioze të Shqipërisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Editoriali i sotëm i portalit Flaka, i fokusuar te veprimi diplomatik i ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani, u ribotua nga disa prej mediave më të njohura në Shqipëri, përfshirë Top Channel, Panorama dhe BalkanWeb.
Në editorial, Flaka nxori në pah rolin e ambasadorit Meidani në mbrojtjen e të drejtave të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se qëndrimi i tij i guximshëm dhe i bazuar në ligj ka detyruar institucionet të respektojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
“Siç e thekson media e Maqedonisë së Veriut, Flaka, rruga e Meidanit nuk nis në sallonet e diplomacisë, por te shkolla shqipe në Nerovë të Velesit – aty ku gjuha nuk ishte privilegj, por betejë. Dhe pikërisht për këtë arsye, përplasja e fundit rreth provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk ishte thjesht një debat teknik ligjor. Ishte vazhdimësi logjike e një misioni personal dhe shtetëror”, raporton Top Channel.
Redaksia e Flaka thekson se publikimi dhe ripublikimi i këtij editoriali nuk është vetëm një njohje për punën e ambasadorit, por edhe një vlerësim i qartë për gazetarinë e guximshme dhe të fokusuar te interesat kombëtare.
Siç theksohet edhe në editorial: “Heshtja është dorëzim. Diplomacia duhet të jetë e qartë, e guximshme dhe efektive.”
Kjo shpërndarje tregon se Flaka po bëhet referencë edhe jashtë kufijve, duke fuqizuar rolin e saj si portal që ndjek dhe dokumenton çështjet me rëndësi për shqiptarët në rajon. Gazeta Flaka
The post Editoriali i FLAKA-s mbi Denion Meidanin ripublikohet në mediat më prestigjioze të Shqipërisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .