Shtohen spekulimet rreth shëndetit të udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Spekulimet mbi shëndetin e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, u rritën të mërkurën pasi djali i presidentit të Iranit përmendi se kishte dëgjuar lajme se ai “është plagosur”. Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, është djali i Udhëheqësit Suprem të ndjerë, Ajatollah Ali Khamenei. Mojtaba Khamenei ka qenë prej kohësh një figurë sekrete brenda Iranit.

Mars 11, 2026 - 09:00
 0
Shtohen spekulimet rreth shëndetit të udhëheqësit të ri suprem të Iranit
shtohen-spekulimet-rreth-shendetit-te-udheheqesit-te-ri-suprem-te-iranit

shtohen-spekulimet-rreth-shendetit-te-udheheqesit-te-ri-suprem-te-iranit

Spekulimet mbi shëndetin e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, u rritën të mërkurën pasi djali i presidentit të Iranit përmendi se kishte dëgjuar lajme se ai “është plagosur”.

Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, është djali i Udhëheqësit Suprem të ndjerë, Ajatollah Ali Khamenei.

Mojtaba Khamenei ka qenë prej kohësh një figurë sekrete brenda Iranit. Babai dhe gruaja e tij u vranë në një sulm ajror izraelit më 28 shkurt që nisi luftën, shkruan Associated Press.

Khamnei nuk është parë që atëherë, dhe as nuk ka dhënë ndonjë deklaratë që kur u bë udhëheqës suprem të hënën.

Në një postim brenda natës në aplikacionin Telegram, Yousef Pezeshkian, djali i Presidentit Masoud Pezeshkian, shkroi: “Dëgjova lajme se z. Mojtaba është plagosur. Pyeta miqtë që ishin në kontakt. Ata thanë, faleminderit Zotit, ai është i shëndetshëm dhe nuk ka problem”.