Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë

Një deputet i opozitës në Zimbabëe, Desire Moyo, ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor gjatë një udhëtimi në autostradën BulaWayo-GWeru, ku makina në të cilën ai udhëtonte përplasi një elefant. Moyo, 45 vjeç, ishte jo vetëm politikan, por edhe poet i njohur. Ai vdiq në vend, ndërsa katër të tjerë që ndodheshin në […]

tetor 11, 2025 - 16:30
 0
Elefanti sulmon makinën pas aksidentit, ndërron jetë deputeti në Afrikë

Një deputet i opozitës në Zimbabëe, Desire Moyo, ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor gjatë një udhëtimi në autostradën BulaWayo-GWeru, ku makina në të cilën ai udhëtonte përplasi një elefant. Moyo, 45 vjeç, ishte jo vetëm politikan, por edhe poet i njohur.

Ai vdiq në vend, ndërsa katër të tjerë që ndodheshin në automjet mbetën të lënduar dhe u transportuan në spital. Sipas dëshmive të një kolegu, elefanti reagoi pas përplasjes duke sulmuar makinën.

Aksidenti ndodhi të premten, ndërsa Moyo do të kishte mbushur 46 vjeç të shtunën, ditën pas aksidentit. Ai ishte zgjedhur në rrethin zgjedhor Nkulumane në Bulaëayo, qyteti i dytë më i madh i vendit, dhe ishte anëtar i Komisionit Parlamentar për Sportin, Kulturën dhe Artet.

Shumë homazhe janë bërë për Moyo, i cili njihej për angazhimin e tij në sektorin kreativ dhe kulturor. Kryebashkiaku i Bulaëayos, David Coltart, e përshkroi atë si një “udhëheqës ikonik dhe kreativ”.