Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

Më datë 4 nëntor, Kryeministri Edi Rama, së bashku me delegacionin shoqërues, do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Europian, një që do të bashkojë liderët e vendeve anëtare dhe atyre kandidate të BE-së për të diskutuar mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian. Ky samit, […]

Nëntor 4, 2025 - 10:30
 0
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

Më datë 4 nëntor, Kryeministri Edi Rama, së bashku me delegacionin shoqërues, do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Europian, një që do të bashkojë liderët e vendeve anëtare dhe atyre kandidate të BE-së për të diskutuar mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian.

Ky samit, i pari në formatin e tij, do të shërbejë si një platformë e re dialogu mes drejtuesve më të lartë politikë të Ballkanit Perëndimor me të Europës, në një kohë kur zgjerimi i Bashkimit Europian ka marrë një shtysë të re pas zhvillimeve gjeopolitike të viteve të fundit.

Rreth orës 2:30, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e panelit të “EU Enlargement Summit”, së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së veriut Hristijan Mickoski.

Shqipëria vijon të konsiderohet si një nga vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, me një objektiv të qartë për t’u bërë pjesë e tij deri në vitin 2030.