Lulzim Gacaferi: Kryetari i LVV-së në Junik të japë dorëheqje morale dhe të dorëzoj postin e asambleistit
Asambleisti dhe zëri i fuqishëm i Lëvizjes Vetëvendosje në Junik, Lulzim Gacaferi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të kryetarit të degës së VV-së në këtë komunë, duke i kërkuar atij dorëheqje morale, shkruan Gazeta Projekti. Në një deklaratë të publikuar, Gacaferi thekson se “Koalicioni Dajë dhe Nip do të marrë fund më 9 nëntor”, duke […]


Asambleisti dhe zëri i fuqishëm i Lëvizjes Vetëvendosje në Junik, Lulzim Gacaferi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të kryetarit të degës së VV-së në këtë komunë, duke i kërkuar atij dorëheqje morale, shkruan Gazeta Projekti.
Në një deklaratë të publikuar, Gacaferi thekson se “Koalicioni Dajë dhe Nip do të marrë fund më 9 nëntor”, duke iu referuar lidhjeve politike mes përfaqësuesve lokalë të AAK-së dhe Vetëvendosjes në Junik.
Ai ka kujtuar se lideri i AAK-së e ka quajtur Kryeministrin Albin Kurti “agjent të Rusisë”, ndërsa kandidati i kësaj partie për kryetar komune, z. Kuqi, e ka cilësuar Kurtin “autokratik”. Megjithatë, sipas Gacaferit, kryetari aktual i VV-së në Junik “i jep mbështetje të parezervë pikërisht atij kryetari të AAK-së”
Statusi i tij i plotë:
Koalicioni Dajë dhe Nip do të marrë fund pikërisht më datën 9 nëntor.
Lideri i AAK-es e quan Kryministrin tonë agjent te Rusisë!
Kandidti per kryetar komune z.Kuqi e quan Kryministrin tonë z.Albin Kurti autokratik !
Kurse Kryetari ynë i jape mbeshtetje të parezerv ne emrin e vetvendosjes ne Junik, pikrisht keti kryetar!
Je humbës i zgjedhjeve
Jep derheqje morale (kështu veprojnë patriotët)
dorzoje postin e asambleistit sepse nuk te takon ty!
Ai post i takon
Një grua ne bazë të vendimit te nxerrur nga kshilli i pergjithshem i LVV.
Juniku është i ynë
të gjithë të bashkuar për Junikun tonë historik.
LG