Elezi: Janë mbi 12 mijë vota me kusht dhe mbi 2 mijë vota të personave me aftësi të veçanta
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se janë 12 mijë e 801 vota me kusht dhe 2 mijë e 597 vota të personave me aftësi të veçanta. “Numri i zarfeve me fletëvotime nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801 të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën


Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se janë 12 mijë e 801 vota me kusht dhe 2 mijë e 597 vota të personave me aftësi të veçanta.
“Numri i zarfeve me fletëvotime nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801 të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597”, tha Elezi.
Numërimi i votave të diasporës, të personave me aftësi të veçanta dhe votave me kusht do të numërohen pasi të përfundojë numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit.