Elshani: Vrasja e Liridonës qoftë e fundit në historinë tonë
I ftuar në emisionin “Pika e Ditës”, psikologu Hazir Elshani ka diskutuar për vendimin e drejtësisë lidhur me rastin e vrasjes së Liridonës, ku autorët janë dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas tij, vrasja e Liridonës, e kryer para fëmijëve, është një akt i papranueshëm për shoqërinë tonë dhe paraqet një veprim të qëllimshëm (mens


I ftuar në emisionin “Pika e Ditës”, psikologu Hazir Elshani ka diskutuar për vendimin e drejtësisë lidhur me rastin e vrasjes së Liridonës, ku autorët janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Sipas tij, vrasja e Liridonës, e kryer para fëmijëve, është një akt i papranueshëm për shoqërinë tonë dhe paraqet një veprim të qëllimshëm (mens rea), të planifikuar dhe të përgatitur paraprakisht. Ai shprehu shpresën që kjo ngjarje të mbetet një kujtesë e rëndë, në mënyrë që të mos përsëritet më kurrë.
“Vrasja e Liridonës, e kryer para fëmijëve, përbën një akt të qëllimshëm (mens rea), të planifikuar paraprakisht. Kjo duhet të mbetet një kujtesë e fortë që të mos përsëritet më kurrë dhe drejtësia të vihet në vend”, ka thënë Elshani.
