Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

Një kundërpropozim europian vjen përballë atij amerikan, me me synim përfundimin e luftës në Ukrainë. Ky plan vjen pas reagimeve të forta ndaj planit fillestar SHBA-Rusi, me 28 pika, i cili u cilësua si tepër i ashpër ndaj Kievit, përfshirë kërkesën për lëshim territori dhe reduktim të madh të forcave ukrainase. Sipas Reuters, kundërpropozimi europian […]

Nëntor 23, 2025 - 23:00
 0
Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

Një kundërpropozim europian vjen përballë atij amerikan, me me synim përfundimin e luftës në Ukrainë. Ky plan vjen pas reagimeve të forta ndaj planit fillestar SHBA-Rusi, me 28 pika, i cili u cilësua si tepër i ashpër ndaj Kievit, përfshirë kërkesën për lëshim territori dhe reduktim të madh të forcave ukrainase.

Sipas Reuters, kundërpropozimi europian ndryshon disa nga pikat kyçe të planit origjinal dhe përfshin:

-Ushtria ukrainase do të ketë një kufi maksimal prej 800,000 ushtarësh në kohë paqeje, krahasuar me limitin amerikan prej 600,000.

-Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të varet nga pëlqimi i të gjithë shteteve anëtare, i cili “aktualisht nuk ekziston”.

-NATO nuk do të vendosë forca të përhershme në territorin ukrainas në kohë paqeje.

-Ukraina do të kompensohet financiarisht, kryesisht nga asetet ruse të ngrira, derisa Moska të paguajë dëmshpërblime për dëmet e luftës.

-Kievi do të angazhohet të mos rimarrë territoret e pushtuara me mjete ushtarake.

-Negociatat për shkëmbime territoriale do të zhvillohen përgjatë asaj që quhet “vija kontakti”.

-Zgjedhjet në Ukrainë do të mbahen sa më shpejt pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes.

-Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës garanci sigurie të ngjashme me ato të Neni 5 të NATO-s, që parashikon mbrojtje të përbashkët në rast sulmi.