Evakuhohen edhe nxënësit e disa shkollave të tjera në Gostivar
Pos nxënësve të Gjimnazit të Gostivarit, të lirë janë lënë edhe nxënësit e shkollës së mesme komunale të ekonomisë, medicinës dhe shkollës fillore Bashkimi, njofton Flaka Nxënësit janë njoftuar nga The post Evakuhohen edhe nxënësit e disa shkollave të tjera në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
![Evakuhohen edhe nxënësit e disa shkollave të tjera në Gostivar](https://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2025/02/IMG_2786.jpeg)
Pos nxënësve të Gjimnazit të Gostivarit, të lirë janë lënë edhe nxënësit e shkollës së mesme komunale të ekonomisë, medicinës dhe shkollës fillore Bashkimi, njofton Flaka
Nxënësit janë njoftuar nga mësimdhënësit që të lëshonin ambientet e shkollove, pak para mbarimit të orës së tretë.
Janë evaukuar edhe nxënësit e Gjimnazit në Gostivar
Disa shkolla në Shkup janë evaukuar për shkak të paralajmërimeve për bombë. Evaulime ka pasur edhe në qytetete të tjera. Në Gostivar, deri në momentet e raportimit të lirë janë lënë nxënësit e shkollës së mesme të Gjimnazit në Gostivar, njofton Flaka.
Paraprakisht, sipas raportimeve në media, të paktën gjashtë shkolla në të gjithë kryeqytetin janë evakuuar mëngjesin e sotëm për shkak të njoftimeve anonime për mjete shpërthyese.
Gjashtë shkolla në komunën e Aerodromit janë evakuuar mëngjesin e sotëm, mes tyre edhe shkolla fillore Aleksandri i Tretë Maqedonas. Gjithashtu morëm informacion se së paku një shkollë në lagjen Zhelezara është evakuuar për shkak të kërcënimit me bombë. E kemi fjalën për shkollën Grigor Prliçev. Paralajmërime për bombë ka pasur edhe në shkollën Petar Z. Penko në Butel.
Në vitin 2022, pati shumë raportime anonime për bomba nëpër shkolla në vend. Më pas Ministria për Punë të Brendshme ndryshoi protokollet për trajtimin e paralajmërimeve me bombë, që do të thotë se mësimi mund të rifillonte pasi të konstatohej se paralajmërimet ishin të rreme.
The post Evakuhohen edhe nxënësit e disa shkollave të tjera në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .