MPB: Alarmet për bomba nëpër shkolla janë të rrejshme

Ministria e Punëve të Brendshme informon se pas raportimeve të shumta të marra për mjete shpërthyese në disa shkolla fillore dhe të mesme pothuajse në të gjithë territorin e vendit, shërbimet kompetente të MPB-së janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete të planifikimit gjithëpërfshirës në përputhje me procedurat e brendshme për përballimin e kërcënimeve terroriste. Nga […]

shkurt 7, 2025 - 11:00
 0  4
MPB: Alarmet për bomba nëpër shkolla janë të rrejshme

Ministria e Punëve të Brendshme informon se pas raportimeve të shumta të marra për mjete shpërthyese në disa shkolla fillore dhe të mesme pothuajse në të gjithë territorin e vendit, shërbimet kompetente të MPB-së janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete të planifikimit gjithëpërfshirës në përputhje me procedurat e brendshme për përballimin e kërcënimeve terroriste.

Nga MPB thonë se pas masave që kanë ndërmarrë, kanë konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rrejshme.

“Paralelisht me këtë, vlerësimi i nivelit të kërcënimit po bëhet në koordinim të ndërsjellë të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, përmes një shtabi operativ të krijuar në kuadër të Ministrisë. Sipas aktiviteteve të deritanishme, nga kontrollet rezulton se bëhet fjalë për raportime të rreme”.

“Në të njëjtën kohë, MPB bën thirrje dhe apel për qetësi në opinion dhe shmangie nga përhapja e dezinformatave për ngjarje të tilla, të cilat dje janë regjistruar edhe në vende të tjera të rajonit”, thonë nga MPB.