VLEN e ZNAM nuk e duan më Taravarin në Qeveri?! Kasami: Do të diskutohet se në ç’format do të vazhdohet

Nuk ka sinjale për qetësimin e atmosferës brenda koalicionit VLEN. Situata arriti në nivel që të shtrohet çështja nëse kreu i ASH-së Arben Taravari duhet të largohet nga qeveria?! Bilall Kasamit, partner i deritanishëm i koalicionit ku ishte edhe Taravari, thotë se kur kanë hyrë në qeveri si koalicioni VLEN, kishin marrëveshje me kryeministrin, gjë […] The post VLEN e ZNAM nuk e duan më Taravarin në Qeveri?! Kasami: Do të diskutohet se në ç’format do të vazhdohet appeared first on InfoShqip.com.

Prill 18, 2025 - 01:00
 0  7
VLEN e ZNAM nuk e duan më Taravarin në Qeveri?! Kasami: Do të diskutohet se në ç’format do të vazhdohet

Nuk ka sinjale për qetësimin e atmosferës brenda koalicionit VLEN. Situata arriti në nivel që të shtrohet çështja nëse kreu i ASH-së Arben Taravari duhet të largohet nga qeveria?! Bilall Kasamit, partner i deritanishëm i koalicionit ku ishte edhe Taravari, thotë se kur kanë hyrë në qeveri si koalicioni VLEN, kishin marrëveshje me kryeministrin, gjë që duhet të rishqyrtohet tani, për shkak se duhet biseduar në cilin format do të vazhdojë qeveria.

Për largimin eventual nga qeveria, Taravari këto ditë tha se aspak nuk mendon për këtë. Ky do të jetë opsion nëse kështu vendos kryeministri, tha ai.

Për ndodhitë brenda partnerit të koalicionit në qeveri, VLEN, debatoi edhe kryesia e ZNAM-it. Kanë konstatuar se kjo është çështje e tyre e brendshme, por edhe se nuk është kërcënim për shumicën qeveritare. Megjithatë për ta është e papranueshme dikush të jetë pjesë e qeverisë dhe njëkohësisht të negociojë me BDI, duke aluduar në deklaratën e Taravarit për kontakte me partinë e Ahmetit. Po a i sugjerojnë kryeministrit Mickoski të kërkojë dorëheqje nga Taravari?

“Secili që bashkëpunon prapa dyerve të mbyllura me BDI-në e pareformuar, për Lëvizjen ZNAM është i papranueshëm të jetë pjesë e partneritetit ku merr pjesë ZNAM. Qëndrimi u definua që në muajin qershor të vitit të kaluar. Nuk është kompetenca jonë të kërkojmë dorëheqje nga një ministër i caktuar. Kjo është puna e kryeministrit”, u shpreh Nikolla Memov – zëdhënës i ZNAM.

Pas përplasjeve në VLEN, sipas Kasamit nuk ka elemente për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse, siç theksoi, shumica parlamentare është shumë e qëndrueshme, dhe shtoi se ka individë por edhe subjekte të opozitës që janë të gatshëm që t’i bashkëngjiten pushtetit.

The post VLEN e ZNAM nuk e duan më Taravarin në Qeveri?! Kasami: Do të diskutohet se në ç’format do të vazhdohet appeared first on InfoShqip.com.