Prokuroria Themelore në Prishtinë: Dy të plagosur dhe asnjë i arrestuar nga grabitja në ‘Albi Mall’

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ende asnjë person nuk është arrestuar lidhur me rastin e grabitjes së armatosur sot në Veternik të Prishtinës. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka njoftuar se asnjë person deri tani nuk është arrestuar në lidhje me rastin. “Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë

Mars 17, 2025 - 17:00
 0  4
Prokuroria Themelore në Prishtinë: Dy të plagosur dhe asnjë i arrestuar nga grabitja në ‘Albi Mall’
prokuroria-themelore-ne-prishtine:-dy-te-plagosur-dhe-asnje-i-arrestuar-nga-grabitja-ne-‘albi-mall’

prokuroria-themelore-ne-prishtine:-dy-te-plagosur-dhe-asnje-i-arrestuar-nga-grabitja-ne-‘albi-mall’

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ende asnjë person nuk është arrestuar lidhur me rastin e grabitjes së armatosur sot në Veternik të Prishtinës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka njoftuar se asnjë person deri tani nuk është arrestuar në lidhje me rastin.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë, se deri më tani nuk ka ndaluar asnjë person, ndërkohë hetuesit policorë në koordinim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke ndërmarrë masa të nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit në fjalë”, tha Shala.

Ndërkohë, është bërë e ditur se dy të plagosurit gjatë grabitjes së armatosur në Veternik po marrin trajtimin shëndetësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.